Administrimi i pallateve, pagesat e banorëve edhe me përmbarim e gjobë

26/01/2017 9:17 AM 1 koment

Kamera e TCH ka qenë në një nga pallatet që ka administrator prej dy muajsh. Siç duket edhe nga pamjet, në hyrje të pallatit nuk është vetëm pastër, por ofrohen edhe shërbime të sigurta për banorët. Ndryshe nga pallati, ku më 20 janar humbi jetën një 30-vjeçare shtatzënë, e cila u përpi nga flakët në ashensor, pasi këtij të fundit nuk i ishte bërë kontroll fizik prej kohësh.

“Përgjegjësia si administrator është që të kujdesem për ambientet e përbashkëta të pallatit. Kryesorë janë ashensori, pompa e ujit dhe pastrimi. Ne kemi nënshkruar një kontratë me një firmë që merret me mirëmbajtjen e ashensoreve, kontratë vjetore. Koalidimi teknik bëhet një herë në muaj”, tha Adem Cemurati, administrator.

Siç e parashikon edhe ligji i Administrimit të Bashkëpronësisë, ky shërbim ofrohet në dy forma. E para është që njëri nga banorët e pallatit mund të jetë edhe administratori, dhe e dyta mund të jetë një kompani private administrimi ajo që ofron këtë shërbim. Në të dyja rastet, shërbimet do të mbikëqyren nga Bashkia e Tiranës.

“Administratori është i vetmi person përgjegjës për para ligjit për administrimin e bashkëpronësisë”, tha Admir Abria, drejtor i njësive administrative dhe marrëdhënieve me komunitetin.

Por çfarë ndodh nëse një familje nuk paguan tarifën mujore për administrimin e pallatit?

“Asambleja e banorëve, në bashkëpunim me administratorin, do të kërkojnë vjeljen ‘me forcë’ të borxhit që ai qytetar ka ndaj kësaj asambleje. Menjëherë kjo kërkesë shkon në Gjykatën Administrative, e cila del me një vendim që i kalon për ekzekutim një njësie përmbarimi”, tha më tej Admir Abria.

Me qëllim parandalimin e ngjarjeve të rënda, si ajo e ndodhur disa ditë më parë në zonën e Freskut, drejtori Abria ka një thirrje për banorët.

“Ata duhet të bëhen pjesë e të gjithë asambleve për zgjedhjen e kryesive. Që të jenë më komodë, të jetojnë më mirë, të ndihen më të sigurtë, dhe kurrsesi të mos abuzohet me paratë që ata paguajnë për marrë këtë shërbim”, tha Admir Abria.

/ Top Channel

1
Komente

avatar
1 Comment threads
0 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
1 Comment authors
Anonymous Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
Anonymous
Guest
Anonymous

administratori i pallatit me vodhi sahatin kur une nuk isha ne shqiperi dhe do cdo muaj lek dhe te paguaj dhe pompen ,, si ta zgjidh kete problem qe ai vodhi sahatin e ujit
/