Adria Airways ka njoftuar se ka pushuar përkohësisht operimin e shumicën së fluturimeve të saj në datat 24 dhe 25 shtator.
Kjo përfshinë të gjitha fluturimet e Adria-s në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
“Adria Airways ka këshilluar udhëtarët e saj që të verifikojnë transportuesin e tyre përpara se të arrijnë në aeroport dhe nëse është Adria Airways, atëherë të kontaktojnë zyrat e tyre të shitjes”.
“Kjo agjenci rekomandon që udhëtarët dhe partnerët e saj të ndjekin njoftimet e tyre në internet në www.adria.si. Autoriteti i Aviacionit Civil i Republikës së Kosovës është duke e monitoruar situatën e krijuar rreth operimit të kësaj kompanie dhe do t’ju informojë për zhvillimet e reja”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.