Një parajsë plot dritë dhe e gjelbër, Aeroporti Changi i Singaporit rikthehet në krye të renditjes vjetore të Skytrax të aeroporteve më të mira në botë.
Skytrax, një faqe e linjave ajrore dhe aeroporteve, me seli në Mbretërinë e Bashkuar, përpilon listën e saj, duke anketuar udhëtarët nga e gjithë bota dhe duke u kërkuar atyre të vlerësojnë të gjithë përvojën në aeroport, nga check-in te nisjet dhe gjithçka tjetër.
Aeroporti Changi i Singaporit kryesonte më parë listën e Skytrax për tetë vite me radhë, por në 2021 dhe 2022 ra disa vende, pasi numri i pasagjerëve u tkurr gjatë pandemisë, duke i lënë vendin e parë Aeroportit Ndërkombëtar Hamad në Doha, Katar..
“Aeroporti Changi i Singaporit ka qenë gjithmonë i preferuar dhe sigurisht që ka rënë gjatë Covid-19, kur operacionet u shkurtuan në mënyrë drastike”, tha Peter Miller i Skytrax.
Disa nga bukuritë e Changit përfshijnë një ujëvarë spektakolare 40 metra të lartë, një kopsht fluturash dhe një kinema IMAX, për të mos përmendur më shumë se 280 restorante dhe dyqane.
Singapore Changi, është kryesisht një aeroport tranzit, dhe nga vlerësimet e udhëtarëve, aeroporti funksionon mirë, sepse ofron një gamë kaq të gjerë komoditetesh për të gjithë.
Aeroporti Ndërkombëtar Hamad, i cili këtë vit u rendit i dyti në listën e Skytrax, ofron gjithashtu komoditete të menduara për udhëtarët tranzit, duke përfshirë guida në qytet për ata që kalojnë më shumë se tetë orë duke pritur për fluturimin e tyre.
Këtë vit, renditja e pesë aeroporteve më të mira sipas Skytrax 2023, mbyllet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tokios, i njohur si Haneda, (i treti), Aeroporti Ndërkombëtar Incheon (i katërti) dhe Aeroporti Charles de Gaulle i Parisit (i pesti).
Nga ushqimi tek arti
Skytrax publikon gjithashtu çmime të tjera, duke përfshirë çmime rajonale, ku Aeroporti Changi u rendit i pari si Aeroporti më i Mirë në Azi, si dhe fitoi çmimin për ushqimin më të mirë dhe komoditetet më të mira.
Hoteli i aeroportit, Crowne Plaza Changi, u kurorëzua si hoteli më i mirë i aeroportit në botë për të tetin vit radhazi.
Ndërkohë, Aeroporti Ndërkombëtar Hamad fitoi gjithashtu çmimet për “Blerjet më të mira”, “Aeroporti më i mirë në Lindjen e Mesme” dhe “Aeroporti më i pastër” në Lindjen e Mesme, ndërsa Aeroporti i vendit të tretë, ai i Tokios, Haneda, u kurorëzua si aeroporti më i pastër.
Aeroporti Ndërkombëtar i Bahrejnit fitoi çmimin për dorëzimin më të mirë të bagazheve dhe Aeroporti Incheon është me sa duket aeroporti me stafin më të mirë.
Ndërkohë, Terminali i ri B i Aeroportit LaGuardia të Nju Jorkut, u vlerësua si Terminali i Ri më i Mirë.
Aeroporti Ndërkombëtar i Seattle-Tacoma, është aeroporti më i vlerësuar në SHBA, duke zënë vendin e 18-të në listën e Skytrax dhe është vlerësuar Aeroporti më i mirë në Amerikën e Veriut.
Aeroporti Ndërkombëtar i Cape Town, është aeroporti më i mirë në Afrikë, Aeroporti i Delhi është aeroporti më i mirë në Indi dhe Azinë Jugore, si dhe Aeroporti Ndërkombëtar El Dorado i Bogota, fitoi çmimin Aeroporti më i mirë në Amerikën e Jugut.
Këtë vit, ekipi i Skytrax krijoi gjithashtu një kategori të re, që vlerëson artin e aeroportit, i gjykuar nga një panel i veçantë dhe jo nga anketimi i klientëve.
Sistemi i Aeroportit të Houston, i cili krenohet me një nga koleksionet më të mëdha të artit në shtetin e Teksasit, fitoi këtë çmim në emër të Aeroportit William P. Hobby dhe Aeroportit Ndërkontinental të Houston George Bush.
Lista e Skytrax – 20 aeroportet më të mirë në botë për vitin 2023
1. Singapore Changi Airport
2. Hamad International Airport
3. Tokyo International Airport (Haneda)
4. Incheon International Airport
5. Paris Charles de Gaulle Airport
6. Istanbul Airport
7. Munich Airport
8. Zurich Airport
9. Narita International Airport
10. Madrid-Barajas Airport
11. Vienna International Airport
12. Helsinki-Vantaa Airport
13. Rome Fiumicino Airport
14. Copenhagen Airport
15. Kansai International Airport
16. Chubu Centrair International Airport
17. Dubai International Airport
18. Seattle-Tacoma International Airport
19. Melbourne Airport
20. Vancouver International Airport / CNN