Lista e aeroporteve me më shumë trafik në botë në 2019, e publikuar nga Airports Council International (ACI) tregoi një rritje me 3,5% të numrit të pasagjerëve, duke kapërcyer shifrën 9,1 miliardë, krahasuar me 2018.
Për herë të parë, raporti shikon përpara rëniet drastike në gjysmën e parë të vitit 2020, për shkak të masave të marra për kufizimin e përhapjes së koronavirusit.
Numri i pasagjerëve u ul me 58,4% në nivel botëror në gjashtëmujorin e parë 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, me një rënie prej 64,5% të trafikut ndërkombëtar të pasagjerëve.
Aeroporti i Atlantas dhe Pekinit renditen të parët në vitin 2019, me më shumë se 110 milionë dhe 100 milionë pasagjerë përkatësisht. Në gjashtëmujorin e parë 2020, rënia e trafikut të pasagjerëve ishte përkatësisht 56,6% dhe 73,6%.
Aeroporti ndërkombëtar i Los Anxhelos u ngjit një vend më sipër në 2019, duke u bërë aeroporti i tretë me trafikun më të lartë të pasagjerëve, me më shumë se 88 milionë pasagjerë në 2019. Trafiku ra me 58,9% në gjashtë muajt e parë të 2020.
1. Atlanta (ATL) — 110.5 milionë pasagjerë në 2019; trafiku ra me 56.6% në gjysmën e parë të 2020
2. Beijing (PEK) — 100 milionë pasagjerë në 2019; trafiku ra me 73.6% në gjysmën e parë të 2020
3. Los Angeles (LAX) — 88.1 milionë pasagjerë në 2019; trafiku ra me 58.9% në gjysmën e parë të 2020
4. Dubai (DXB) — 86.4 milionë pasagjerë në 2019; trafiku ra me 56.4% në gjysmën e parë të 2020
5. Tokyo (HND) — 85.5 milionë pasagjerë në 2019; trafiku ra me 59.2% në gjysmën e parë të 2020
6. Chicago (ORD) — 84.6 milionë pasagjerë në 2019; trafiku ra me 57.6% në gjysmën e parë të 2020
7. London (LHR) — 80.9 milionë pasagjerë në 2019; trafiku ra me 60.2% në gjysmën e parë të 2020
8. Shanghai (PVG) — 76.2 milionë pasagjerë në 2019; trafiku ra me 68.1% në gjysmën e parë të 2020
9. Paris (CDG) — 76.2 milionë pasagjerë në 2019; trafiku ra me 61.4% në gjysmën e parë të 2020
10. Dallas/Fort Worth (DFW) — 75.1 milionë pasagjerë në 2019; trafiku ra me 48.2% në gjysmën e parë të 2020
Burimi: CNN