Aeroporti francez “Vinci” investon 730 mln euro në modernizimin e aeroportit “Nikola Tesla”

02/08/2019 10:01 PM 0 komente

Aeroporti “Vinci” i Francës ka nisur zyrtarisht një projekt prej 730 milionë eurosh (820 milionë dollarësh) për modernizimin e aeroportit “Nikola Tesla” në kryeqytetin serb të Beogradit.

Investimet do të bëhen në një periudhë 25-vjeçare të koncesionit të aeroportit të “Nikola Tesla” dhe synojnë që në fund të ofrojnë cilësi shërbimi shumë të lartë për 15 milionë pasagjerët që udhëtojnë nëpërmjet këtij aeroporti, tha në një deklaratë për mediat, zyra e shtypit e aeroportit “Vinci”.

Punimet për modernizimin e aeroportit do të realizohen në sinergji me “Vinci Construction Grands Projets” dhe do të rrisin cilësinë e shërbimit të aeroportit sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, deklaroi aeroporti “Vinci”. Projekti nisi zyrtarisht më 16 korrik, datë e cila përkoi edhe me vizitën e Presidentit francez Emmanuel Macron në Serbi. Gjatë 25 viteve të ardhshme ne do të punojmë ngushtë me autoritetet serbe si një partner kyç i ekonomisë së vendit, tha më tej z. Macron.

“Objektivi kryesor i këtij investimi nga aeroportit “Vinci” është që ta shndërrojë Beogradin në qendrën kryesore të Europës Juglindore, tha Presidenti i aeroportit “Vinci”, Nicolas Notebaert. Për më tepër, aeroporti “Vinci” do të lançojë AirPact, politikën e tij mjedisore, që përfshin menaxhimin e ujërave të zeza, menaxhimin e mbeturinave dhe zhvillimin e energjisë diellore në Aeroportin e Beogradit, thanë më tej përfaqësues të aeroportit.

Zyrtarisht, aeroporti “Vinci” e mori kontrollin e Aeroportit të Beogradit në dhjetor të vitit të kaluar. Në mars të vitit 2018, kompania franceze nënshkroi një kontratë koncesioni 25-vjeçare që mbulonte financimin, operimin, mirëmbajtjen, zgjerimin dhe përmirësimin e aeroportit.
Aeroporti i Beogradit i shërbeu 2.611 milionë pasagjerëve gjatë gjysmës së parë të 2019-s.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of