Qeveria e Serbisë planifikon të rihapë Aeroportin Nikolla Tesla në Beograd për fluturime tregtare që nga 18 maji, tha ministrja e Infrastrukturës, Zorana Mihajloviç.
Kompania kombëtare ajrore Air Serbia do të kryejë fluturime nga Beogradi në Londër, Frankfurt, Vjenë dhe Zyrih, duke nisur nga data 18 maj, tha Mihajlovic në një njoftim për shtyp.
Asnjë nga punonjësit në aeroportet në Beograd dhe Nish nuk është prekur nga koronavirusi (COVID-19), gjë që tregon se administratat e aeroporteve janë treguar të kujdesshme dhe kanë zbatuar masat mbrojtëse, tha Mihajlovic.
Qeveria mbylli më 19 mars aeroportet në Beograd dhe Nish, për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Air Serbia pezulloi të gjitha fluturimet e pasagjerëve më 20 mars.