Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’, nëpërmjet një njoftimi, thotë se fluturimet për tri ditët e ardhshme janë anuluar.
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka njoftuar se janë anuluar fluturimet për sot dhe datën 20 e 21 qershor.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ANP-ja ka lutur udhëtarët që për të dhëna shtesë të kontaktojnë me kompanitë ajrore.
“Ju informojmë se fluturimet e datës 19, 20 dhe 21 qershor 2020, janë anuluar. Për të dhëna shtesë në lidhje me fluturimin tuaj, ju lusim që të kontaktoni kompanitë ajrore”, thuhet në postim.
Më tej, ANP thotë që udhëtarët në pritje për të dhëna shtesë duhet të kontaktojnë kompanitë ajrore
“Për të dhëna shtesë në lidhje me fluturimin tuaj, ju lusim që të kontaktoni kompanitë ajrore.”, ka thënë ANP.
Ditë më parë zëdhënësja e ANP- së, Valentina Gara, ka thënë që ende nuk e dinë se kur do të fillojnë fluturimet.
“Fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës janë anuluar për shkak se Qeveria nuk po iu jep leje për të ardhur dhe se kur do të fillojnë fluturimet nga ANP nuk e dimë, por jemi në pritje”.
Kujtojmë që Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, pas përfundimit të karantinës, nuk ka realizuar asnjë fluturim, pasi nuk i është dhënë leje nga Qeveria e Kosovës
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.