Aeroporti i Prishtinës: Nga e diela operohet me orar të plotë të fluturimeve

26/06/2020 11:06 AM 0 komente

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nga data 28 qershor lejohet operimi i plotë i fluturimeve të rregullta. Nga aeroporti është thënë se për orar të fluturimeve mund të njoftohen qytetarët në faqen zyrtare.

Qeveria e Kosovës ditë më parë mori vendim për rihapje të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Rihapja e aeroportit sipas planifikimeve do të bëhet edhe dy ditë, respektivisht të dielën më 28 qershor.

Në njoftimin e fundit që është bërë nga Aeroporti i Prishtinës është treguar se cilat do të jenë kushtet për qytetarët.

“Ju lusim t’i përmbaheni udhëzimeve për masat e sigurisë së udhëtimit, në mënyrë që fluturimi i juaj të realizohet me kohë dhe i sigurtë, (veprimet që duhet ndërmarrë nga ana juaj, janë të publikuara si në faqen tonë zyrtare, poashtu edhe në rrjetet sociale” .

Ky është njoftimi i plotë i Aeroportit:

Të nderuar udhëtarë,

Me kënaqësi, ju informojmë se nga data 28 Qershor 2020, lejohet operimi i plotë i fluturimeve të rregullta në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” LKIA.

-Nga tani e tutje, për orar të fluturimeve, ju lusim t’i referoheni faqes sonë zyrtare www.airportpristina.com
-Për bileta dhe informacione shtesë, për fluturimin tuaj, qëndroni në kontakt me kompanitë ajrore.
-Për dokumente udhëtimi, ju lusim të kontaktoni me autoritetet relevante siç janë zyret e Ambasadave të Huaja në Kosovë, Ministria e Punëve të Brendshme etj.
-Ju lusim t’i përmbaheni udhëzimeve për masat e sigurisë së udhëtimit, në mënyrë që fluturimi i juaj të realizohet me kohë dhe i sigurtë, (veprimet që duhet ndërmarrë nga ana juaj, janë të publikuara si në faqen tonë zyrtare, poashtu edhe në rrjetet sociale.

Ju kërkojmë ndjesë për pakënaqësitë e shkaktuara gjatë muajve të kaluar edhe pse ANP ‘Adem Jashari’ LKIA, ka qenë gjithmonë i gatshëm të operoj.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj dhe ju urojmë shëndet!

MIRESEVINI!

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of