Javën e kaluar, Aeroporti Ndërkombëtar i Zagrebit, “Franjo Tudman”, mirëpriti pasagjerin e 3 miliontë për vitin 2017 – bën të ditur Novi list.
Sipas CEO-s së Aeroportit të Zagrebit, Jacques Feron, në fund të vitit pritet që shifra të arrijë në 3,1 milionë, duke shënuar rritje 10 – 12% krahasuar me vitin 2016.
Feron tha se aeroporti regjistroi rritje me 10% në dhjetor, me shumë gjasa për shkak të periudhës festive.
“Në dy vitet e fundit, gjatë periudhës festive është shënuar rritje në numrin e vizitorëve në Zagreb. Kjo e bën suksesin e këtij viti edhe më të madh, gjithashtu edhe të gjithë treguesit e biznesit janë të mirë, duke u mbështetur nga të ardhurat nga strukturat mikpritëse dhe shitjet”, – shtoi CEO i aeroportit.
Burimi: Total Croatia News