Arroporti i Vlorës me një vlerë investimi prej 100 milionq euro pritet të hapë të paktën 1 mijë vende pune. Ministri për Infrastrukturën dhe Energjinë Damian Gjiknuri gjatë mbrotjes së draftiligjit që autorizon nisjen e negociatave me konsorcium turk, në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese dha edhe detajet e projektit. Sipas tij një pjesë e informacionit nuk mund të bëhet ende publik për shkak se mund të dëmtohen interesat e investimit. Gjjthsesi ai nënvizoi se jemi para një projekti serioz i cili do të përballojë fluksin e rritjes së transportit ajror në vend. Gjiknuri tha se aktualisht qeveria po kërkon autorizim per të hyrë në negociata ndërkohë që detajet dhe ccështjet do të zbardhen nëënyre më të plotë në fazën tjetër. “Investimi është tërësht privat. Ne do të marrim risk minimal për projektin. Gjithsesi gjithccka do të bëhet transparent në momentin e duhur. Asgje nuk do t’i mbahet publikut. Lidhur me afatin e kontrates kjo është një ccështje teknike që do të megociohet nga grupi teknik” tha Gjiknuri. Ai u ndal edhe tek kërkesa për një aeroport në qytetin e Sarandës. “kemi kontraktual një kompani për studimin e fizibilitetit edhe në Sarandë dhe mund të kemi një aeroport turistik” tha ministri. Ai nënvizoi se distanca nga Tirana do të ulet ndjeshëm me ngrijen e aksit nga Kasharri në Reogozhinë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.