Agjencia Evropiane e Barnave miraton me kusht vaksinën anti-covid të Pfizer-BioNTech

21/12/2020 5:14 PM 0 komente

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) rekomandoi sot përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit të zhvilluar nga Pfizer-BioNTech COVID-19 në Bashkimin Europian.

Autorizimi do ti hapë rrugë fillimit të mundshëm të vaksinimeve në Europë nga 27 Dhjetor.

Pasi shkencëtarët e EMA-s arritën në përfundimin se vaksina është e sigurt, zyrtarët rekomanduan miratimin e saj me kusht që ajo aplikohet te të gjithë personat mbi 16 vjeç.

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha se KE tani duhet të veprojë me shpejtësi.

“Një moment vendimtar në përpjekjet për të shpërndarë vaksina të sigurta dhe efektive për evropianët!. Tani ne do të veprojmë shpejt,”, shkruan në Twitter von der Leyen.

Kompanitë farmaceutike gjithashtu do të duhet të paraqesin të dhëna shtesë për vaksinën e tyre për vitin e ardhshëm.

Vaksinës e Pfizer dhe BioNTech është autorizuar në të paktën 15 vende, duke përfshirë Britaninë, Kanadanë dhe Shtetet e Bashkuara, shtete të cilat e kanë autorizuar vaksinën që të përdoret në përputhje me protokollin e urgjencës shëndetësore./Reuters

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of