Ahmetaj: BSH të vazhdojë me uljen e normave të interesit që ekonomia të rritet mbi 4%

23/02/2016 5:20 PM 0 komente

 

Ministri i ri i Financave, Arben Ahmetaj ka pohuar në një intervistë për Reuters se ai do që banka qendrore të vazhdojë me uljen e normave të interesit për të paktën edhe një vit, në mënyrë që të kthehet rritja mbi 4% në një nga vendet më të varfëra të Europës.

Në intervistën e tij të parë për një media ndërkombëtare, që kur mori detyrën e ministrit të financave nga i shkarkuari Shkëlqim Cani një javë më parë, Arben Ahmetaj tha se “rritja ekonomike prej 3.5% e këtij viti është një shifër e mirë, por qëllimi ynë është që në 2017-n të rritemi 4% ose më shumë,”.

Ai tha se planet e qeverisë për të ulur barrierat për biznesin dhe për t’u fokusuar në fusha si turizmi do të ndihmojnë ekonominë dhe nuk hezitoi kur i bëri thirrje bankës qendrore që të shkurtojë më tej normën bazë që është tashmë në nivelet rekord të ulëta historike prej 1.75%.

“Për momentin ulja e interesave është një gjë shumë e mirë pasi nxit investimet,” tha Ahmetaj. I pyetur se edhe për sa kohë mund të ulen interesat, ai tha “të paktën edhe për një vit “.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of