Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka bërë të ditur në një postim në facebook se nga sot, 91% e bizneseve në Shqipëri e kanë taksën zero ose 5%.
Tatim fitimi ulet me tre herë, nga 15% në 5%:
– për sipërmarrjet me xhiro deri në 14 milionë lekë;
– për sipërmarrjet në agroturizëm;
– për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor
Tatimi mbi dividentin ulet nga 15% ne 8 %, për mbi 15 mijë kompani ose rreth 50 mije individë investitorë të kapitalit.
Aplikohet TVSH e reduktuar në masën 6% për shërbimet e akomodimit dhe ushqimit brenda strukturave në sipërmarrjet në turizëm dhe agro-turizëm;
TVSH e reduktuar 6% aplikohet edhe për shitjen e librit dhe importimin e autobusëve elektrikë.
Përjashtohen nga TVSH:
– Inputet bujqësore;
– importi i makinerive bujqësore;
– lëndët e para në industrinë farmaceutike;
– shërbimet veterinare;
– investimet në energjinë diellore (fotovoltaiket)
Ulja e kufirit të taksimit të pagës me 23 %, si rezultat i te ciles rreth 15,400 të punësuar me pagë mbi 130 mijë lekë në muaj kursejnë 25,8 milion lekë cdo muaj, ose 310 milion lekë në vit
Ahmetaj shton se nga sot, nuk ka më asnjë pikë bastesh e lotosh sportive në Shqipëri!
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.