Komisioni i Ekonomisë vijon diskutimet mbi projektbuxhetin 2018, në fokus të seancës së sotme është deficiti buxhetor.
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i pranishëm në seancë, prezantoi parashikimin e treguesve kryesore për vitin që do të vijë. Sipas ministrit Ahmetaj do të synohet ulja e borxhit deri në 2021 me 60%.
“Objektivi i qeverisë është të ulet borxhi me 2.8 për qind vitin e ardhshëm”- tha ministri.
“ Prej tre vitesh qeveria ka deklaruar se balanca primare tregon se qeveria nuk ka akumuluar borxh të ri publik. Balanca korente 3.3 për qind pozitive. “- ka bërë me dije Ahmetaj.
Prioritet i kësaj qeveria janë investimet publike, thotë më tej kreu i financave shqiptare.
“ Kemi reduktuar borxhin publik por njëkohësisht kemi parashikuar se niveli i investimeve publike do të jetë në nivelin 5 për qind të PBB-së, duke respektuar dhe rregullin e artë fiskal të raportit Investimeve Publike me huamarrjen. Huamarrja e brendshme do të vijojë të jetë burimi kryesor i financimit.”- deklaroi Ahmetaj.
Tre rreziqet që prezantoi ministri ishin rreziku nga financimi, normat e interesit dhe nga kursi i këmbimit. Për tu mbrojtur nga rreziku i fundit Ministri tha se do të menaxhohet duke mbajtur borxhin në valutë në nivele optimale, jo më shumë se 55% e totalit të borxhit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Suksese te metejshem z.Ahemtaj keni bere plote pune te mira deri tani per uljen e borxhit publik, rigjallerimin e ekonomise dhe vendosjen e rregullave qe gjenerojne me shume te ardhura ne buxhetin e shtetit, besoj se disiplina dhe rregullat ne fuqi do japin ndikim dhe impakt te madh ne aspektin ekonomik dhe financiar te vendit.