Ahmetaj: Të ardhurat këtë muaj do të jenë 70 mln dollarë më pak. Paketa e masave sa 1,56% e PBB-së pa garancinë sovrane

20/03/2020 2:24 PM 0 komente

Ministri i Rindërtimit dhe i Menaxhimit të planit për Covid 19, Arben  Ahmetaj tha se paketa e planit financiar synon të lehtësojë goditjen e qytetarëve, bizneseve dhe ekonomisë nga koronavirusi. Ministri Ahmetaj pohoi se paketa e masave është sa 1,5 % e PBB-së pa garancinë sovrane. Ahmetaj tha se të ardhurat për këtë muaj parashikohen të ulen 70 mln dollarë dhe muajin e ardhshëm humbja është dyfish.

“Paketa që u prezantua nga kryeministri që synon lehtrësimin për një pjesë të biznesit dhe qytetarëve që preken nga koronavirusi, synon të ndërhyjë për shtresat në nevojë që humbin punën përkohësisht për shkak të situatës të virusit.

Së dyti, të ketë në dorë instrumenta financiare që i përgjigjen situatës. Së treti, ndërmarrjet do të aksesojnë financim për rrogat, sidomos sipërmarrja e vogël dhe kompanitë e tjera që preken nga ngadalësimi ekonomik.

Kjo është paketa e planit A, pasi lufta mund të jetë më e gjatë se ajo që parashikojmë. Së pari, është risku për shëndetin dhe armiku i dytë është ekonomia, rënia ekonomike për shkak të virusit.

Paketa është 1,56 për qind të PBB-së pa garancinë. Buxheti është duke humbur me shpejtësi të ardhura jetike nga shërbimet si energjia, infrastruktura, shëndetësia.

70 mln dollarë për këtë muaj parashikohet humbja e të ardhuarave, goditja mund të dyfishohet”, u shpreh Ahmetaj.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of