Kompania e rritjes së shpendëve dhe prodhimit të vezëve, AIBA, ka sqaruar në një deklaratë për shtyp problematikën me të cilën po haset kompania për shkak të rënies së gripit të shpendëve.
Në deklaratë thuhet:
Nisur nga situata me të cilën po përballemi, shoqëria AIBA dëshiron bëjë transparente kronologjinë e kësaj krize, për të dëshmuar vullnetin e saj për të bashkëpunuar me institucionet shtetërore, në shërbim të garantimit të sigurisë së konsumatorit, si prioritet i përhershëm i punës tonë. Që prej një jave, që nga data 12 Mars, 2022, jemi përballur me ngordhje të papritur të pulave, në stabilimentin tonë të rritjes së shpendëve në Xhafzotaj, Durres.
Menjëherë janë njoftuar institucionet pergjegjese dhe autoritetet kompetente, me të cilat kemi qenë në kontakt te vazhdueshëm çdo ditë. Gjithashtu, përfaqësuesit e këtyre institucioneve kanë qenë prezent në ambjentet e stabilimentin tonë të rritjes së shpendëve në Xhafzotaj, Durres, çdo ditë, duke kryer të gjitha procedurat përkatëse për evidentimin, analizimin dhe diagnostikimin e sëmundjes së mundshme që dyshohej se kishte prekur pulat. Që prej dates 12.03.2022 dhe në vazhdim, pranë stabilimentit tonë në Xhafzotaj, Durres, janë marrë disa herë kampionë/mostra nga perfaqesues të AKVMB për tu analizuar pranë Laboratorit të ISUV. Fillimisht morëm informacion se Laboratori i ISUV kishte konkluduar se kemi të bëjmë me infeksion Laringotrakeit Infektiv.
Por nga shenjat shëndetësore dhe klinike që po shfaqnin pulat, shenja të cilat ne i kemi konsultuar menjëherë me specialistë dhe ekspertë të fushës, kanë sugjeruar me bindje të plotë se shenjat klinike në fjalë jane karakteristika specifike të gripit të shpendeve (infeksion me Influence Aviare). Pikërisht për këtë arsye, dhe pavarësisht konkluzioneve fillestare të nxjerra nga Laboratori i ISUV se kishim të bënim me infeksion Laringotrakeit Infektiv, me këmbënguljen tonë të vazhdueshme duke i rekomanduar institucioneve përgjegjëse dhe autoriteteve kompetente që të merrnin seriozisht dyshimet tona të forta, u morën kampionë/mostra të tjera me datë 19.03.2022. Brenda kësaj dite u kryen analizat përkatese pranë Laboratorit te ISUV, ku rezultoi analize pozitive për Influencë Aviare H5N8 (grip shpendesh)!
Që prej ditës së mërkurë dhe të enjte, datat 16-17 Mars, 2022, kemi marre lajme të ndryshme në media, të cilat paraqisnin sikur ngordhja e shpendeve në disa stabilimente prodhimi në Durrës, është fshehur ndaj publikut apo institucioneve! Duam tju bejme me dije, se shoqëria AIBA, në asnjë rast nuk ka fshehur ngordhjen e pulave, dhe se çdo ditë, që prej dates 12.03.2022, ka kryer procedurat përkatëse të njoftimit zyrtar në prezencë të përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse dhe autoriteteve kompetente (AKVMB, etj.)! Ka qenë përgjegjesi e jona profesionale që të ishim të kujdesshëm në përhapjen e informacionit për publikun deri në verifikimin e plotë zyrtar të shkaqeve të ngordhjes së papritur të pulave!
Edhe spekulimet e ndryshme, se në ambjentet e stabilimentit tonë të rritjes së shpendeve në Xhafzotaj, kanë ngordhur të gjitha pulat, ju bejme me dije se në këtë stabiliment janë akoma të shëndetshme dhe të gjalla një pjesë e mirë e pulave. Por sigurisht, duke qene se u verifikua infeksioni me Influence Aviare H5N8 (grip shpendesh), dyshohet se mund të jenë të infektuara edhe pulat e tjera, dhe ambientet janë vendosur në karantinë. Pulat e gjalla konsiderohen të prekura, autoritetet kanë urdhëruar ndalimin e përdorimit të këtyre pulave, ateherë këto pula duhet të eliminiohen dhe të asgjesohen me urgjencë, pa pritur që ato të ngordhin në mënyrë natyrale, pasi kjo mund të marrë kohë dhe rrezikon përhapjen e vatrës.
Së fundmi kemi marrë informacion se me urdhër të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, eshtë ngritur Qendra Kombetare e Krizës, në zbatim dhe në perputhje të Planit të Kontigjencës së Sëmundjes së Influences Aviare, miratuar me Urdhër Nr.234, datë 02.06.2021, të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (Nr.4275 Prot., date 02.06.2021). Në vijim, të gjitha veprimet për manaxhimin e situatës, do të koordinohen nga kjo qendër! Si një kompani me përgjegjësi dhe përgjegjshmëri maksimale për sigurinë e konsumatorëve, AIBA është e hapur për çdo lloj transaprence. Ajo është jo vetëm e gatshme, por është në kërkim të vazhdueshëm të bashkëpunimit me autoritetet për të izolur dhe mos përhapur vatrën e sëmundjes, si dhe kërkon zbatimin e ligjit në çdo pikë, për situate të tilla”, përfundon deklarata për shtyp.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.