Air Albania nisi fluturimet drejt Italisë

01/10/2019 11:37 AM 0 komente

Mëngjesi i 30 Shtatorit e gjeti “Migjenin” në fluturim. Pasagjerët e parë udhëtuan drejt Romës në Itali. Në avionin Boeing 737-800 prodhim i vitit 2016, që mban emrin e poetit të njohur të viteve ’30, shërbimi do të kryhet nga një staf stjuardësh shqiptarë.

Çdo pasagjer ka të përfshirë në udhëtim ushqimin dhe televizorin.

“151 pasagjerë mund të udhëtojnë përmes avionit Migjeni drejt Italisë, në 3 destinacione, Milano, Romë dhe Bolonja”.

“Migjeni” është avioni i dytë i flotës së Air Albania pas “Lasgushit” që mbulon Stambollin. Së shpejti kësaj flote do t’i shtohet “Naimi”, për destinacione të tjera europiane.

 “Brenda këtij viti, pritet që “Naimi” të jetë gati për fluturim brenda Dhjetorit dhe do të udhëtojë në Bruksel, Athinë, Londër etj”, tha Ministrja Belinda Balluku

Teksa u ndal tek çmimet e ulëta, drejtori i Air Albania e cilësoi fluturimin e “Migjenit” një moment të rëndësishëm për Aviacionin Shqiptar.

“Nëse kërkon të udhëtosh drejt Romës, çmimi i një bilete nga Tirana fillon nga 69 euro dhe po aq kushton edhe për të shkuar në Milano, ndërsa fluturimet Tiranë-Bolonja janë edhe më lirë, duke nisur nga 59 euro”.

Edhe Drejtori i Përgjithshëm i Aeroportit të Rinasit e quajti këtë moment një arritje.

Futja në treg e kompanisë me flamurin shqiptar Air Albania ka sjellë uljen e çmimit të biletave. Përveç uljes me 20% të udhëtimeve që bëhen me avionin e parë të kësaj linje që mban flamurin shqiptar për itinerarin Tiranë-Stamboll, çmime edhe më të ulëta pritet që vijnë këtë fillim vjeshte me destinacionet drejt Italisë.

Tv Klan

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of