Air Liquide tha se synon të ketë nje rritje vjetore të të ardhurave prej 6-8 përqind në periudhën 2016-2020, kur shpalosi planin strategjik të mërkurën. Me blerjen e U.S Airgas, Air Liquide synon të mbrojë vetën nga rritja e ulët në Europë.
Kompania Farnceze e përpunimit të gazit tha se kishte për qëllim shpërndrjen e një kthimi nga kapitali punues më të madhe se 10% pas 5 deri 6 vjetësh. Treguesi i kthimi të Air Liquide për vitin 2015 ishte në nivelet 10.3%.
Grupi Kreu blerjen e kompanisë amerikane të gazit, Airgas në 23 maj, me një vlerë 13.4 miliardë dollarë, për të qëne më konkurrues me rivalët europianë si gjermani Linde, Praxair dhe AirProducts në Amerikë.
Air Liquide deklaroi se marrëveshja do të kursente mbi 300 milionë dollar mesatarisht nën kornizën e planeve të reja.
Air Liquide tha se do të përpiqej të mbante një klasifikim “A” nga S&P. Sipas publikimit të blerjës së Airgas, agjensia klasifikuese e uli rendtjen e kompanisë me dy vende, duke e klasifikuar me “A-” dhe një prespektive të qëndrueshme.