Ajax dhe Tottenham, fluturim “low cost” në Europë

18/04/2019 4:03 PM 0 komente

Nga një anë, djemtë e mrekullueshëm të Erik ten Hag, në tjetrën Kane, Son dhe Eriksen.

Më 30 prill, Tottenham – Ajax do të përballen në një gjysmëfinale që me siguri do të ketë shumë surpriza. Në fazën çerekfinale, Ajax u përball me Juventus, ndërsa Tottenham me Manchester City, skuadra jo të “nivelit të dytë”.

Në të vërtetë, të nivelit të dytë, krahasuar me pjesën më të madhe të ekipeve kundërshtare, dukej se ishin pikërisht Ajax dhe Spurs-at, nga pikëpamja e pagave të futbollistëve. Hendeku me klubet e mëdha është i madh, ku, duke marrë në konsideratë bilancin 2017/18, klubi i Ajax renditet të fundit mes tetë çerekfinalisteve, me vetëm 53 milionë euro kosto për personelin, pas Portos (85 milionë euro).

Por në këtë sezon, shifrat janë rritur për lojtarët e Ajax, me kostot e personelit që në 31 dhjetor 2018 ishin 41 milionë euro, me një hendek të madh krahasuar me klubin bardhezi: 259 milionë në 2017/18 dhe 143 milionë më 31 dhjetor 2018.

Sa u përket kostove për personelin, Tottenham nuk është në vend të fundit, por pagat e Spurs-ave kanë mjaft diferencë nëse krahasohen me ato të skuadrave të mëdha europiane. Në sezonin 2017/18, shifra totale e pagave të lojtarëve të Tottenham ishte 167 milionë euro, me një diferencë të ndjeshme krahasuar me Manchester City-n e Pep Guardiola, të cilën ekipi me trajner Mauricio Pochettino e eliminoi në fazën çerekfinale.

Më në detaje, duke iu referuar sezonit 2017/18, sa i përket pagave të lojtarëve, në vend të parë është Barcelona (529 milionë euro), ndjekur nga Manchester United (334 milionë euro) dhe Liverpool (298 milionë euro).

 

         Datat e ndeshjeve gjysmëfinale

  • e martë 30 prill, ora 21.00: Tottenham-Ajax
  • e mërkurë 1 maj, ora 21.00: Barcelona-Liverpool
  • e martë 7 maj, ora 21.00: Liverpool-Barcelona
  • e mërkurë 8 maj, ora 21.00: Ajax-Tottenham

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of