AK trajnon gjyqtarët në fushën e konkurrencës

12/01/2016 9:47 AM 0 komente

Autoriteti Shqiptar i Konkurrencës ne bashkëpunim me Konferencën për Tregti dhe Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNCTAD), organizoi një workshop dy ditor, në Tiranë, Shqipëri, për rreth 20 gjyqtarë, në fund të vitit të kaluar. Pjesëmarrës në këtë seminar trajnues ishin Gjyqtarë të gjyqësorit shqiptar të shkallës së parë dhe dytë të gjyqësorit si dhe gjyqtarë të Gjykatës Administrative të shkallës së parë dhe të Apelit, jo vetëm të Tiranës por përfaqësues edhe të rretheve, si dhe përfaqësues nga Autoriteti i Konkurrencës.

Ky Seminar është i pari i një serie seminaresh që do të mbahen gjatë 2016 në kuadër të Projektit të Peer Review të UNCTAD. Ky projekt i UNCTAD parashikon aktivitete të tjera që do të forcojnë punën e Autoritetit te Konkurrencës, në veçanti realizimi i atyre aktivitete në mbështetje të rekomandimeve që janë theksuar edhe në Peer Review, dokument i hartuar nga UNCTAD gjatë 2015, lidhur me aktivitetin e institucionit të Autoritetit të Konkurrencës dhe rekomandimet përkatëse bashkëlidhur këtij dokumenti.

Trajnimi dhe seminaret në fushën e gjyqësorit mbi çështjet e konkurrencës është gjithashtu një nga rekomandimet që i janë propozuar Autoritetit të Konkurrencës nga Komisioni Evropian gjatë viteve të fundit.
Trajnimi u zhvillua në ambientet e Shkollës së Magjistraturës dhe objektivi kryesor i Seminarit ishte të familjarizonte, pjesëmarrësit që kishin një formim të përgjithshëm juridik me çështjet ekonomike në fushën e konkurrencës, legjislacioni primar dhe ai sekondar, rregullore të tjera, njohja me Politikën e Konkurrencës, në mënyrë që të promovohet një përforcim i butë dhe efektiv i legjislacionit të konkurrencës në linjë me objektivat e politikës së konkurrencës të parashikuara në ligj.

Dy gjyqtarë nga Gjykata Supreme Administrative e Sofjes dhe Gjykata Administrative e Sofjes mbajtën prezantime mbi eksperiencat e tyre në përforcimin e rregullave të Konkurrencës së bashku me një ekspert te UNCTAD nga Departamenti i Politikave të Konkurrencës dhe Konsumatorit, i cili ndau eksperiencën e tij me pjesëmarrësit në këtë trajnim. Përgjatë trajnimit u shqyrtuan disa nga aspektet e
parimeve të së drejtës shumëpalëshe dhe rregullave për kontrollin e praktikave anti-konkurruese.

Seminari filloi me një seancë që adresoi çështjet teorike dhe pastaj vazhdoi mbi bazën e situatave reale dhe rasteve teorike me qëllim për të ilustruar dhe për të sqaruar çështjet që lidhen me shqyrtimin gjyqësor të rasteve të konkurrencës. Pjesëmarrja e gjyqtarëve Shqiptarë ishte aktive dhe grupet e e interesit dhe pjesëmarrësit u përqendruan mbi prezantimet teorike qe u mbajtën gjatë ditës së parë si dhe rastet praktike, hetimore dhe procedurale përgjatë ditës së dytë.
UNCTAD dhe Autoriteti Shqiptar i Konkurrencës po planifikojnë të organizojnë një workshop të dytë, që do të mbahet gjatë dyjavorit të fundit të Marsit 2016. Aktivitete të tilla do të organizohen së bashku me aktivitete të tjera të Konkurrencës.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of