Ndryshimin e nivelit të akcizës për produktin e duhanit të grirë, purot, cigarillos dhe cigaret me zëvendësues duhani. Niveli i akcizës u rrit për kategorinë T400 “Duhan tjetër i përpunuar dhe zëvendësuesit e duhanit”, në masën 6000 lekë/kg nga 4400 lekë/kg që është aktualisht.
Kjo rritje, sipas Ministrisë së Financave, synoi barazimin e taksimit të produkteve të kësaj kategorie me kategorinë T200 “Cigare që përmbajnë duhan”, më 1 janar 2019, pasi referuar edhe të dhënave për shtete të tjera të rajonit (Kosovë dhe Maqedoni), rezulton se për këto dy kategori (T200 dhe T400), niveli i taksimit për njësi konvencionale është i njëjtë.
Rritja synoi gjithashtu përafrimin e mëtejshëm me Direktivën e BE 2011/64, e cila përcakton nivelin minimal të akcizës për duhanin e grirë të paktën 60 euro për kg, riskedulimi i rritjes siguron një politikë të qëndrueshme taksimi, sipas standardeve të BE-së. Pasi konstatohet se përqindja e akcizës në çmimin përfundimtar të duhanit të tymosshëm, të grirë në Shqipëri zë një peshë më të vogël në krahasim me vendet e tjera të rajonit, bazuar në të dhënat e vitit 2017. Efekti që do të sjellë në të ardhurat e buxhetit të shtetit rritja e nivelit të akcizës për këtë kategori parashikohet të jetë me efekt pozitiv 140 milionë lekë.
Niveli i akcizës për kategoritë T300 dhe T500 “Puro, cigarillos dhe cigare me zëvendësues duhani”, nga 4400 lekë/kg, në 6000 lekë/kg. Me qëllim barazimin e taksimit të produkteve të kësaj kategorie me kategorinë T200 “Cigare që përmbajnë duhan”, më 1 janar 2019, pasi referuar dhe të dhënave nga shtete të rajonit (Kosovë, Maqedoni), rezulton se për këto kategori niveli i taksimit është i njëjtë. Efekti që do të sjellë në ardhurat e buxhetit të shtetit rritja e nivelit të akcizës për këtë kategori parashikohet të jetë +3.8 milionë lekë. Është miratuar taksimi i kategorisë “Duhan me ngrohje”, me akcizë 6000 lekë/kg.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.