Me qëllim përmirësimin dhe zgjerimin e shërbimit broadband në territorin e Republikës së Shqipërisë sipas marrëveshjes së arritur midis operatorëve celulare aktualë, AKEP bëri me dije se vitin e shkuar, janë kryer matje në disa prej zonave turistike gjatë vitit 2018 dhe do të kryhen matje edhe përgjatë vitit 2019 për verifikimin e ekzistencës së mbulimit me rrjet dhe përmirësimit të saj, në zonat që nuk ka mbulim të mirë.
AKEP bëri me dije, se deri në fund të 2018:
1.Nga investimet e përbashkëta të operatorëve celulare është realizuar shtimi dhe përmirësimi i shërbimeve GSM/UMTS/LTE përkatësisht në:
- Vermosh Qendër, në fund të vitit 2018 për herë të parë filloi ofrimi i shërbimit celular
- Valbona Qendër, në fund të vitit 2018, në fund të vitit 2018 për herë të parë filloi ofrimi i shërbimit celular
- Gërmenj
- Kepi i Rodonit
- Shkopet
- Grykë Nokë
2.Nga bashkëpunimi dhe koordinimi midis operatorëve celulare është realizuar shtimi dhe përmirësimi i shërbimeve GSM/UMTS/LTE përkatësisht në:
- Qafë Shtam
- Lura Fshat
- Qafa eVishës
- Thethi
- Gorica
- TriPorti(Vlorë)
“Risi për vitin 2018 ka qënë monitorimi i zonave të thella rurale për të gjitha bashkitë ku janë evidentuar zona me probleme në ofrimin e shërbimeve broadband dhe në dakortësi me operatorët celulare janë kërkuar investime të reja përgjatë viteve 2019-2020. Do të duhet një monitorim i mëtejshëm të mbulimit me rrjet edhe të zonave me dendësi të ulët popullsie”-thekson AKEP në një raport të fundit.
AKEP ka bërë me dije edhe se, gjatë vitit 2019, do të ofrohen kushte të favorshme për Investitorët; Nxitje e konkurrencës; Mbrojtje e konsumatorit; Efikasitet i brendshëm i AKEP dhe bashkëpunimi me institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.