AKEP pranon pas tre vitesh: Tregu i celularëve është i dominuar dhe i bllokuar

28/07/2014 11:24 PM 0 komente

Nga dhjetori 2014, ose janari 2015, Vodafone, AMC dhe Eagle do të duhet të ulin tarifat e terminimit në nivelin e 1.48 lekë/min. Ndërhyrje dhe në tregun e pakicës..

Pas tre vitesh ankesash të operatorëve celularë për efektet negative të pozitës dominuese në tregun e celularëve dhe gjetjeve të ngjashme nga një raport i Autoritetit të Konkurrencës, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka dalë me të njëjtat gjetje: pozitë dominuese e operatorit kryesor në treg, Vodafone; sjellje shtrembëruese në treg, si rrjedhojë e dominimit të efektit klub, me një peshë të lartë të thirrjeve brenda rrjetit, rreth 93%, duke rrezikuar deri daljen nga tregu të operatorëve të vegjël, si rrjedhojë e tarifave shumë të lira të tarifave brenda rrjetit kundrejt atyre jashtë rrjetit; mosreflektim nga operatorët i ndërhyrjeve të AKEP në tregun e shumicës (tarifat e terminimit).
Pas këtyre konstatimeve, AKEP ka vendosur të ndëhyjë si në tregun e shumicës, duke ulur tarifat e terminimit të tre operatorëve, Vodafone, AMC dhe Eagle, ashtu dhe në atë të pakicës, duke kërkuar ndërhyrje rregulluese që të mos ketë diskriminim të tarifave brenda dhe jashtë rrjetit.
Megjithatë, tre vjet vonesë në ndërhyrjet e autoritetti përgjegjës për funksionimin e tregut të telefonisë së lëvizshme kanë bllokuar konkurrencën dhe operimin e një tregu funksional, duke sjellë humbje të mëdha, sidomos për operatorët e vegjël. Dhe këto vonesa ende vijojnë, teksa ndërhyrja në tarifat e terminimit parashikohet të fillojë në dhjetor të këtij viti, ose janar të vitit të ardhshëm, duke e lënë tregun në mëshirën e fatit edhe për disa muaj….

Raporti
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP ka nxjerrë për këshillim publik dokumentin “Analizë e tregut celular: tregjet më shumicë të terminimit dhe tregu me pakicë i shërbimeve publike në rrjetet e telefonisë së levizshme – Këshillim Publik”, që do të zgjasë për 60 ditë.
Dokumenti përmban analizën e tregut për FNT (fuqi të ndjeshme në treg) për tregjet perkatese, si dhe detyrimet e propozuara për këto tregje të analizuara dhe sipas AKEP “është një dokument rregullator shumë i rëndësishëm dhe masat rregulluese që do të merren në varësi të gjetjeve për FNT pas procesit të keshillimit publik, kanë një ndikim të rëndësishëm në tregun e komunikimeve elektronike në Shqipëri”.
Raporti ndahet në dy pjesë:
-tregjet me shumicë të terminimit të thirrjeve në rrjete publike telefonike individuale të lëvizshme
-tregu me pakicë i shërbimeve celulare.

Tregu i shumicës, Vodafone, AMC, Eagle do ulin tarifat e terminimit

Lidhur me analizën e tregut për FNT (fuqi të ndjeshme në treg), AKEP referenon që të katër operatorët celularë (Vodafone, AMC, Eagle, Plus) përmbushin kriteret për fuqi të ndjeshme në tregjet përkatëse të terminimit të thirrjeve zanore në rrjetet e tyre celulare. Në mungesë të ndërhyrjes rregullatore, [do operator celular do të ishte në gjendje t’iu impononte operatorëve vendas tarifa të larta për terminimin e thirrjeve në rrjetin celular që zotëron.
Sipas AKEP, Vodafone ka pozicion dominues, pasi zotëron 45-50% të tregut të të arhdurave, përdoruesve aktivë dhe thirrjeve.
Edhe AKEP, pas raportit të Autoritetit të Konkurrencës, konstaton se thirrjet Brenda rrjetit (on-net) përbëjnë 93% të totalit të trafikut cellular në vitin 2013, ndërsa tendenca ka qenë në rënie në gjashtëmujorin e parë 2014. Kompanitë ofrojnë përmes ofertave tarifa shumë të lira për thirrjet brenda rrjetit (Vodafone Club, Ëhat’s Up, Rini Ring), ndryshe nga ato jashtë rrjetiti, ndonëse muajt e fundit është vënë re tendenca drejt zgogëlimit të diferencës.
AKEP ka evidentuar ndërkohë dhe nivelin shumë të lartë të paketave standard, ku tarifa e thirrjeve drejt rrjeteve të tjera celulare në programet standarde me parapagim është në nivelin 29-30 lekë për minutë, disa herë më të larta se mesatarja e rajonit (1.5-4.5 herë) dhe të 10 herë më të larta se të ardhurat për minutë për operatorin.
AKEP, në bazë të analizës, dhe bazuar në problematikën e tregut me pakicë, ka gjykuar që të vijojë me kontrollin e tarifave për tre operatorë, Vodafone dhe AMC, për shkak të pozitës që kanë në tregun me pakicë, si dhe Eagle (Albtelecom) për shkak se është pjesë e operatorit fiks (integrim horizontal). Për Plus ky detyrim konsiderohet i tepërt, për shkak të pjesës së vogël të tregut.
AKEP ka vendosur që tarifa e terminimit e Vodafone, AMC dhe Eagle të reduktohet nga 1 janari 2015 ose në dhjetor 2014 (në varësi të kohës së marrjes së vendimeve finale për FNT) në nivelin e 1.48 lekë/min, që përbën tarifën mesatare referencë për vendet anëtare dhe kandidate në BE.
(Për Vodafone dhe AMC tarifa e terminimit ishte ulur në 1 prill në 2.66 lekë/min, nga 4.57 lekë/min në 01.09.2014; ndërsa për Eagle u ul në 4 lekë për minutë në 1 prill 2014, nga 4.5757 lekë/min në 01.09.2014.
Ndërsa tarifa e terminimit në rrjetin Plus Communication të qëndrojë 6.52 lekë/min, deri në një vendim tjetër të AKEP.
AKEP ka shqyrtuar kompleksitetin, proporcionalitein dhe efektin direct të kësaj mase dhe gjykon se eliminimi i diskriminimit on -net/off-net apo mos -diskriminimi i brendshëm mund të arrihet duke vendosur në mënyrë më të thjeshtë detyrimin që tarifat e brendshmë mund të arrihen duke vendosur në mënyrë më të thjeshtë detyrimin që tarifat brenda rrjetit të jenë të barabarta me tarifat jashtë rrjetit. Sipas AKEP, ky detyrim mos diskriminimi në retail on -net/off-net mund të konsiderohet si masë rregulluese në nivel shumice.

Si u rrit trafiku Brenda rrjetit nga efekti klub i ofertave
Deri ne vitin 2006 thirrjet brenda rrjetit dhe jashtë rrjetit kanë qenë më të balancuara, nderkohë që norma më të larta rritjeje proporcioni i trafikut brenda rrjetit (on-net) i ka pasur në vitet 2007 dhe 2009. Në periudhën 2009-2013 ky proporcion ka qenë i stabilizuar ne nivele 90-94%. Në vitin 2013 në krahasim me 2011 vihet re një rënie e vogël me 1 pikë perqindje: nga 94% në 93%. Trafiku total dales ka qenë në rritjene të gjitha këto vite, por norma e rritjes së trafikut on-net ka qenë më e larte se llojet e tjera të trafikut. Në periudhen 2011-2013 vihet një rritje më e vogel e trafikut on-net (30%) krahasuar me rritjen e trafikut off-net (drejt rrjeteve të tjera celulare) që është rritur me 40% dhe trafiku dalës ndërkombëtar ka një rritje të konsiderueshme me 140% në këtë periudhë.
AKEP thekson se karakteristikë e zhvillimit te konkurrencës celulare është fokusimi në oferta. ARPM ësh të në nivele shumë të ulëta (3 – 5 lek/minute) krahasuar me tarifat standarde të thirrjeve telefonike, dhe kjo ndodh për shkak se përdorimi eshtë i fokusuar në ofertat dhe jo në tarifat standarde të programeve tarifore me parapagesë. Niveli i skontove në ofe rta eshtë shumë i lartë dhe ofertat në shumicën e rasteve perfshijne sasi shumë të madhe minutash on – net (në disa raste edhe pa limit, nominalisht apo edhe realisht), duke bërë që ato të jenë shumë të preferuara krahasuar me tarifat standarde si dhe të rri sin ndjeshëm trafikun on – net. Madje operatoret kanë krijuar grupe të vecanta brenda rrjetit si Vodafone Club, Ëhats UP i AMC, RiniRing i EM, te cilat kanë numër të madhe ofertash, me cmime shumë herë më të lira se tarifat standarde të paketave dhe me skont o të mëdha për thirrjet drejt këtyre numrave. Këto programe së bashku me ofertat krijojne efekte klub brenda rrjetit duke bërë që ato të jenë shumë më të preferuara se edhe programet e tjera për shkak të numrit të madhe të ofertave dhe skontove.
Përdoruesit celularë që nuk përdorin ofertat, paguajnë tarifa standarde shumë herë më të larta se tarifa mesatare për thirrje nga perdoruësit që përdorin ofertat. Kjo shpërndarje e përfitimeve nuk është e drejtë dhe con shpesh në përdorim shumë të ulët të programe ve standarde me parapagim per shkak të frikës së pagesës së tarifave shumë të larta dhe kycje/lidhje të përdoruesve me ofertat.
Ofertat/promocionet në natyrën e tyre kanë karakter të përkohshëm, por vihet re se opsionet që jepen me oferta aplikohen pa lim it, duke i bërë më shumë si opsione të përhershme për përdoruesit se sa oferta te përkohshme, dhe duke i lidhur ne këtë mënyrë përdoruesit me oferta, c`ka ka krijuar edhe në situaten jo – normale në komunikim “A ke oferte?” apo “Jam me ofertë”. Kjo redukton akoma me tepër perdorimin e tarifave standarde. Efekti i ofertave bëhet akoma më i madh nga numri shume i madh i tyre, sidomos për perdoruesit me parapagim. Ne kohen e përgatitjes së ketij dokument, Vodafone ka rreth 20 oferta për perdoruesit me parapagim ndersa AMC ka 13 oferta 17 .

Problemet e kësaj sjelljeje në treg
AKEP konstaton se struktura e tarifave celulare paraqet probleme pasi fokusi kryesor i operatorëve në treg janë ofertat/promocionet dhe ka një dis – proporcion të madh midis tarifave mesatare të ofertave dhe tarifave standarde, të cilat stimulojne së tepërmi për dorimin e ofertave dhe thirrjet on – net, duke bërë që një grup përdoruesish të përfitojnë nga tarifa shumë të ulëta dhe përdores të tjerë të paguajen tarifa shumë të larta.
Struktura e tarifave me parapagim dhe me kontratë paraqet probleme strukturore të c ilat cojnë në shpenzime më të larta për përdoruesit me kontratë në mënyrë të padrejte për të njëjtin konsum me përdoruesit me parapagim. Shpenzimet më të larta për perdoruesit me kontratë kanë efekte negative në biznesin ne tërësi, pasi nuk përfiton apo ka perfitime më të uleta nga shërbimet celulare në raport me përdoruesit me parapagim.
AKEP rekomandon se operatoret celulare duhet të ndërmarrin masa per ndryshime strukturore në planet tarifore me parapagim dhe me kontrate.
Tregu i pakicës, si do reflektohet ndërhyrja në tarifat e terminimit
AKEP nëpërmjet vendimeve të Mars 2014 vendosi reduktimin e tarifave të terminimit si dhe në këtë dokument propozon për reduktime të mëtejshme. Sipas propozimit ne seksionin e meparshem t arifat e terminimit të tre operatorëve më të mëdhenj do arrijnë vlerën 1.48 lek/minutë në Dhjetor 2014 – Janar 2015 (në varësi të vendimeve finale që do merren pas konsultimit publik që zgjat 2 muaj), në krahasim me 1.01.2016 që ishte parashikuar me Vendimet e AKEP në Mars 2014 .
Këto reduktime janë në linjë me tendencën në vendet e tjera anetare dhe kandidade për në BE.
Por, AKEP thekson se sic është vë në në dukje nga ecuria e tarifave me pakicë celulare, operatorët celulare jo gjithmonë kanë refelktuar reduktimet e tarifave të terminimit në tarifat e thirrjeve drejt rrjeteve të tjera celulare. Njëkohësisht negativ shfaqet dhe fenomeni i kycjes së përdor uesve në përdorim të ofertave dhe jo të paketave tarifore standarte.
AKEP bazuar ne ecurinë e tarifave me pakicë në Shqipëri si dhe në rekomandimet e AK, gjykon se: duhet të vendosen rregulla detyruese për mos – diskriminim ne tarifa me pakice (on – net dhe off – net) si dhe, – të ketë një kufizim apo rregullim të mënyrës së aplikimit të ofertave promocioneve që bëjnë operatorët me qëllim rritjen e përdorimit të paketave standarte dhe përfitimeve nga paketat/tarifat standarde.
Pjesët e tregut
Te ardhura nga sherbimet me shumice te operatoreve celulare ne 2013 u reduktuan me 15% ne krahasim me 2012. Kjo renie vjen nga renia me 36% e te ardhurave te Vodafone, ndersa AMC, EM dhe Plus paten rritje me 16-43%. Reduktimi i te ardhurave nga sherbimet me shumice te Vodafone rezulton te kete ardhur nga reduktimi i ndjeshem sasise se trafikut hyres nderkombetar te terminuar ne Vodafone ne 2013 ne raport me 2012. Ky reduktim ka cuar ne reduktim te ndjeshem te pjeses se tregut te Vodafone ne te ardhura nga sherbimet me shumice, nga 68% ne 2012 ne 48% ne 2013.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of