Aksidentet, 168 të vdekur për 10 muajt e parë, 88% si pasojë e sjelljes së drejtuesit          

21/11/2018 12:59 PM 0 komente

Në muajin tetor 2018 numërohen 149 aksidente rrugore nga 184 aksidente të ndodhur në tetor 2017, duke u ulur me 19,0% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në tetor 2018, numri i të aksidentuarve është 193 persona nga 223 një vit më parë, duke u ulur 13,5%. Numri i të aksidentuarve në dhjetëmujorin e 2018, është 1.955 duke ulur 11,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin tetor 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 16 persona nga 20 që ishte një vit me parë. Në dhjetëmujorin e 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 168 nga 186 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në tetor 2018, aksidentet rrugore, në 87,9% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grupmosha 25 –35 vjeç duke zëne 25,5 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Aksidentet në këtë grup moshe janë ulur me 17,4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në dhjetëmujorin 2018, aksidentet rrugore, në 19,2% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 9,7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of