Aksidenti i kancelares gjermane Angela Merkel duke bërë ski, ‘trazon’ nisjen e mandatit të saj të tretë teksa qeveria e saj debaton mbi politikën më pak se një muaj pasi bëri betimin.
Merkel, 59 vjecare, ndodhet nën kujdesin e mjekëve që i kanë rekomanduar të qëndrojë shtrirë, duke i krijuar kështu partnerit Social Demokratike të koalicionit të saj mundësinë për të rritur prezencën e tij gjatë mungesës së saj publike. Aksidentimi i Kancelares, ndërsa bënte ski në Zvicër gjatë festave të Krishtlindjeve sugjeron se fillimi i vitit 2014 do të shënjohet nga ‘lufta’ për pozitë brenda koalicionit të saj.
Merkel shpenzoi rreth tre muaj duke u përpjekur të formonte një koalicion me social demokratët e Sigmar Gabriel, pasi i mundi ata në zgjedhjet federale të shtatorit, dhe pas kësaj shkoi me pushime në Alpine. Fraktura e saj në vertebër nënkupton se ajo duhet të qëndrojnë në gjendje shtrati edhe për tre javë të tjera dhe të përdorë paterica, deklaroi dje zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert.
Gjatë fjalimit të saj televiziv të Vitit të Ri, në 31 dhjetor, Merkel tha se ‘ka shumë punë për të bërë në mënyrë që të sigurojmë një Gjermani më të fortë në të ardhmen,’ duke përfshirë sigurimin e financave solide të qeverisë dhe duke insistuar në këmbënguljen e saj për të zëvendësuar energjinë bërthamore me energjinë e rinovueshme në ekonominë më të madhe të Evropës.