Disa prej aksioneve aziatiek shënuan rritje mëngjesin e kësaj të hëne ndërsa disa të tjera shënuan rënie.
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, avancoi me 0.25 për qind, duke shënuar kështu nivelin e tij më të lartë që prej 18 prillit të këtij viti.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, ra me 0.29 për qind, duke shkuar në 23,952.35 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait u rrit me 0.56 për qind, në 2,984.39 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, ra me 0.10 për qind, në 2,168.15 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, ra me 0.65 për qind, duke shkuar në 27,508.09 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.