Disa prej aksioneve aziatike shënuan rritje ndërsa disa të tjera rënie.
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, u rrit me 0.7 për qind.
Indeksi i aksioneve Topix ra me 1. 36 për qind, në 1,505.12 pikë.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, ra me 1.22 për qind, në 21,082.73 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, ra me 0.03 për qind, duke shkuar në 26,284.82 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait avancoi me 0.74 për qind, në 2,992.90 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, u rrit me 0.58 për qind, duke shkuar në 2,014.15 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.