Disa prej aksioneve aziatike shënuan rritje mëngjesin e kësaj të hëne, ndërsa disa të tjera rënie.
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë ishte në nivele të qëndrueshme.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, ra me 0.56 për qind, duke shkuar në 21,755.84 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, u rrit me 0.60 për qind, në 26,111.69 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait ra me 0.92 për qind, duke shkuar në 2,905.19 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kopsi, KS11, u rrit me 0.64 për qind, duke shkuar në 2,063.05 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.