Si pasojë e përshkallëzimit të tensioneve tregtare ndërmjet SHBA-së dhe Kinës, aksionet aziatike ranë në nivele shumë të ulëta mëngjesin e kësaj të hëne.
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, ra me 2.0 për qind.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, ra me 2.17 për qind, në 20,261.04 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, ra me 1.91 për qind, në 25,680.33 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, ra me 1.64 për qind, në 1,916.31 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait ra me 1.17 për qind, duke shkuar në 2,863.57 pikë.
Indeksi i aksioneve Topix të Japonisë ra me mbi 1.7 për qind.
Indeksi i aksioneve kineze CSI 300 ra me 1.2 për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.