Aksionet aziatike në nivelin e tyre më të lartë në 10 vite
Edhe mëngjesin e ditës së sotme, aksionet aziatike shënuan rritje, duke shkuar në nivelin e tyre më të lartë në këto 10 vitet e fundit.
Indeksi i aksioneve MSCI, u rrit me 0.7 për qind, duke shënuar edhe nivelin e tij më të lartë që prej 2007.
I vetmi që u veçua nga grupi është indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, i cili shënoi rritjen më të madhe me 1.7 për qind, rritje kjo që është njëkohësisht edhe më e larta në 27 vitet e fundit (që prej 1992) duke shkuar në 22,937.60 pikë.
Indeksi i aksioenve Topix u rrit me 1.2 për qind në 1,813.29 pikë.
Komente