Aksionet aziatike shënuan mëngjesin e kësaj të premteje nivelin e tyre më të lartë të 8 muajve të fundit.
Kështu, indeksi i aksioneve kineze CSI300 u rrit me 1.4 për qind.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, n225, u rrit me 2.55 për qind, duke shkuar në 24,023.10 pikë.
Indeksi i aksioneve Topix avancoi me 1.59 për qind, në 1,739.98 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, u rrit me 1.97 për qind, në 27,525.54 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait u rrit me 1.26 për qind, në 2,952.56 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, u rrit me 1.31 për qind, duke shkuar në 2,165.40 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.