Aksionet aziatike ranë, me indeksin referencë rajonal drejtuar për një humbje javore, pasi aksionet japoneze ranë teksa jeni i fortë ushtroi presion mbi eksportuesit e mëdhenj.
Indeksi MSCI Asia Pacific humbi 0.5 për qind në 120.53 në Tokio. Treguesi është pozicionuar për një rënie 0.7 për qind këtë javë teksa Indeksi Topix i Japonisë fshiu fitimet e saj nga stimujt e Bankës së Japonisë të premten e kaluar dhe jen iu drejtua fitimit të tij më të mirë javore në shtatë vjet.
Indeksi Topix humbi 1.5 perqind, drejtuar për një humbje javore prej 4.4 perqind. Kospi i Koresë së Jugut ra 0.2 perqind. Indeksi S&P/ASX 200 u tërhoq 0.4 perqind. Treguesi referencë i Zelandës së Re ra 0.1 perqind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.