Aksionet aziatike ranë, duke pasuar kapitalet globale drejt një niveli më të ulët, teksa Greqia dhe kreditorët e saj ndërprenë bisedimet e mbrëmjes në Evropë pa arritur një marrëveshje.
Indeksi MSCI Asia Pacific humbi 0.1 për qind në 149.58 në Tokio. Aksionet u tërhoqën në SHBA dhe Evropë të mërkurën teksa pasuan mosmarrëveshjet mbi kushtet e shpëtimit të Greqisë. Kryeministri Aleksis Tsipras dhe kreditorët evendit të tij ranë dakord të takohen përsëri të enjten në mëngjes teksa të dyja palët kërkojnë të arrinë një marrëveshje. Kontratat e së ardhmes në aksionet kineze kërcyen pasi qeveria njoftoi planet për të eleminuar limitin e kreditimit bankar teksa kërkon të nxisë rritjen.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.