Aksionet aziatike shënuan rënie mëngjesin e ditës së sotme.
Indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë ra me 0.5 për qind.
Indeksi i aksioneve Nikkei, N225, ra me 1.2 për qind në 19,470.41 pikë, duke shënuar njëkohësisht edhe nivelin e tij më të ulët që prej 2 majit të këtij viti. Gjatë gjithë kësaj jave ky indeks shënoi një rënie prej 1.3 për qind.
Indeksi i aksioneve Topix, ra me 1.1 për qind në 1,597.36 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Heng Seng ra me 0.7 për qind. Gjatë gjithë kësaj jave ai shënoi një humbje prej 1.05 për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.