Aksionet aziatike shënuan rënie mëngjesin e kësaj të mërkure.
Kështu, indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, ra me 0.3 për qind në 22,604.61 pikë, duke lenë pas rritjen prej 1.3 për qind të shënuar një ditë më parë.
Indeksi i aksioneve Topix ra me 0.7 për qind në 1,686.64 pikë.
Indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, ra me 0.3 për qind, duke shkuar në nivelin e saj më të ulët që prej korrikut të 2017.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Heng Seng, HSI, ra me 0.4 për qind.
Indeksi i aksioneve të Shangait ra me 0.3 për qind.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, ra me 0.3 për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.