Aksionet aziatike shënojnë rënie

12/06/2019 9:10 AM 0 komente

Aksionet aziatike shënuan rënie mëngjesin e kësaj të mërkure.

Kështu, indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, ra me 0.4 për qind, duke shkuar në 21,129.72 pikë.

Indeksi i aksioneve Topix ra me 0.5 për qind, duke shkuar në 1,554.22 pikë.

Indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, ra me 0.6 për qind.

Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, ra me 1.77 për qind, duke shkuar në 27,298.70 pikë.

Indeksi i aksioneve të Shangait ra me 0.56 për qind, duke shkuar në 2,909.38 pikë.

Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, ra me 0.14 për qind, duke shkuar në 2,108.75 pikë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of