Aksionet aziatike shënuan rënie mëngjesin e kësaj të premteje, me përjashtim vetëm të indeksit të Nikkeit dhe indeksit Topix.
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, ra me0.5 për qind.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, u rrit me 0.2 për qind, duke shkuar kështu në 21,066.26 pikë.
Gjatë kësaj jave që lamë pas, ky indeks ka shënuar një rritje prej 0.9 për qind.
Indeksi i aksioneve Topix u rrit me 0.2 për qind, duke shkuar në 1,544.93 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, ra me 0.71 për qind, duke shkuar në 27,101.13 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait ra me 0.99 për qind, duke shkuar në 2,881.97 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, ra me 0.37 për qind, duke shkuar në 2,095.41 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.