Aksionet aziatike shënaun rënie mëngjesin e kësaj të enjteje.
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë japonisë, ra me 1.2 për qind.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, ra me 0.5 për qind, në 23,038.58 pikë, njëkohësisht edhe niveli i tij më i ulët që prej 1 nëntorit të këtij viti.
Indeksi i aksioneve Topix ra me 0.1 për qind, duke shkuar në 1,689.38 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, ra me 1.52 për qind, në 26,481.16 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait ra me 0.25 për qind, duke shkuar në 2,903.64 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, ra me 1.35 për qind, duke shkuar në 2,096.60 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.