Aksionet aziatike shënuan rënie mëngjesin e kësaj të mërkure.
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, ra me 1.1 për qind.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, ra me 0.79 për qind, duke shkuar në 22,426.19 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, ra me 0.73 për qind, në 26,696.49 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait ra me 0.83 për qind, duke shkuar në 2,987.93 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, ra me 1.28 për qind, në 2,076.77 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.