Aksionet aziatike shënuan rënie mëngjesin e kësaj të mërkure.
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, ra me 3.8 për qind, duke shënuar kështu nivelin e tij më të ulët që prej verës së vitit 2016.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, ranë me 1.68 për qind, duke shkuar në 16,726.55 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, ra me 4.18 për qind, në 22,291.82 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait ra me 1.83 për qind, në 2,728.76 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, ra me 4.86 për qind, duke shkuar në 1,591.20 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.