Aksionet aziatike shënuan rënie mëngjesin e kësaj të mërkure.
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, ra me 0.9 për qind, duke shkuar pranë nivelit të tij më të ulët që prej 26 marsit.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, ra me 1.61 për qind në 28,147.51 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hang Seng, HSI, ra me 0.78 për qind në 28,231.04 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11,ra me 1.49 për qind në 3,161.66 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait ra me 0.61 për qind në 3,462.75 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.