Aksionet aziatike shënuan një rënie tejet të lartë mëngjesin e kësaj të hëne.
Kështu, indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, ra me 2.03 për qind, në 23,343.51 pikë, njëkohësisht edhe rënia e tij më e lartë që prej 26 gushtit.
Indeksi i aksioneve Topix ra me 1.61 për qind, në 1,702.57 pikë.
Indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, ra me 0.4 për qind.
Indeksi i aksioneve Hang Seng, HSI, ra me 0.15 për qind, në 27,949.64 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, ra me 0.93 për qind, në 2,246.13 pikë.
Indeksi i aksioneve Shangait, ra me 2.75 për qind, duke shkuar në 2,976.53 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.