Aksionet aziatike shënuan rritje edhe mëngjesin e kësaj fillim jave.
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, u rrit me 0.5 për qind, njëkohësisht edhe rritja e tij më e lartë që prej fundit të korrikut të këtij viti.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, u rrit me 0.3 për qind, duke shkuar në 22,867.27 pikë, njëkohësisht edhe rritja e tij më e lartë në më shumë se një javë.
Indeksi i aksioneve Topix u rrit me 0.09 për qind, në 1,648.43 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, u rrit me 0.84 për qind, në 26,891.26 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait, u rrit me 0.85 për qind, në 2,980.05 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, u rrit me 0.27 për qind, në 2,093.60 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.