Aksionet aziatike shënuan rritje edhe mëngjesin e kësaj të mërkure.
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, u rrit me 0.2 për qind, duke iu afruar kështu nivelit të tij më të lartë që arriti në korrik të vitit të kaluar.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, u rrit me 0.3 për qind, duke shkuar në 22,277.97 pikë, njëkohësisht edhe rritja e tij më e lartë që prej dhjetorit të vitit të kaluar.
Edhe indeksi i aksioneve Topix u rrit po me 0.3 për qind, duke shkuar në 1,630.68 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, u rrit me 0.1 për qind, duke shkuar në 30,126.71 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, u rrit me 0.12 për qind, duke shkuar në 2,245.89 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait, u rrit me 0.29 për qind, duke shkuar në 3,263.12 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.