Aksionet aziatike shënuan rritje mëngjesin e ditës së sotme. Një rritje e tillë erdhi kryesisht si pasojë e rritjes që pësoi sektori i industrisë si edhe nga deklaratat e presidentit të ri Trump që do të mbajë dollarin në këto nivele të ulëta që është një herë për një herë.
Indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë u rrit me 0.8 për qind, duke shënuar edhe nivelin e tij më të lartë që prej 11 tetorit.
Indeksi i aksioneve Kospi, KS11, i Koresë së Jugut avancoi me 1 për qind.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HIS, u rrit me 1.3 për qind.
Indeksi i aksioneve të Shangait, SSEC, u rrit me 0.2 për qind.
Rritjen më të lartë e shënoi indeksi i aksioneve Nikkei, N225, avancoi me 1.7 për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.