Aksionet aziatike u rritën për ditën e tretë radhazi, duke pasuar fitimet në Evropë dhe Amerikë, me një jen më të dobët që mbështet kapitalet në Tokio, ndërsa investitorët prisnin zhvillimet në Greqi dhe të dhënat e punësimit të SHBA.
Indeksi MSCI Asia Pacific fitoi 0.1 për qind në 146.69 në Tokio. Indeksi Topix i Japonisë avancoi 1 për qind pasi jen ra 0.5 për qind të mërkurën. Kontratat e së ardhmes për indeksin FTSE A50 të Kinës fituan 3.3 për qind pasi rregullatorët kinezë të letrave me vlerë zbutën rregullat e tregtisë marxhinale dhe reduktuan taksat e transaksionit të kapitalit në për[jekjen e tyre të fundit për të parandaluar thellimin e mëtejshëm të tregut të tyre pessimist. Indeksi Kospi i Koresë së Jugut u rrit 0.4 perqind. Tregu në Hong Kong rihapet të enjten pas feste.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.