Aksionet aziatike zgjerojnë humbjet teksa bien monedhat e tregjeve në zhvillim

24/01/2014 9:32 AM 0 komente

Aksionet aziatike ranë, shoqëruar nga rënie në kapitalet japoneze dhe ato të Hong Kong-ut duke e drejtuar indeksin rajonal për ecurinë e tij më të gjatë të humbjeve javore në më shumë se 18 muaj. Monedha e Rusisë preku nivelin më të ulët në gati pesë vjet, duke zgjeruar ‘zhvlerësimin’ në monedhat e tregjeve në zhvillim.

Indeksi MSCI Asia Pacific humbi 1.2 për qind në Londër, pozicionuar për javën e katërt të rënies. Indeksi Topix (TPX) i Japonisë ra 1.8 për qind pasi jen ‘kërceu’ dje. Dollari i Australisë ra 0.7 për qind. Rubla ra 0.7 për qind, ndërsa ëon e Koresë  humbi 0.6 për qind.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of