Aksionet aziatike u rritën, duke zgjeruar nivelin më të lartë në gjashtë muaj në indeksin referencë rajonal, teksa u ‘zbehën’ shqetësimet rreth ngadalësimit në ekonominë e dytë më të madhë në botë.
Indeksi MSCI Asia Pacific Index fitoi 0.4 perqind në143.08 në Hong Kong teksa tetë nga 10 grupet e industrisë së tij u rritën. Treguesi njoftoi avancimin e tij më të madh në nëntë muaj në maj teksa jeni japonez u zhvlerësua dhe u intensifikuan spekulimet se autoritetet kineze do të ndërhynë në nxitjen e rritjes ekonomike.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.