Aksionet aziatike shënuan rritje mëngjesin e ditës së sotme.
Kështu, indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, u rrit me 1.58 për qind, duke shkuar në 29,854.00 pikë.
Indeksi i aksioneve Topix u rrit me 0.71 për qind, në 1,971.62 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, shënoi një rritje prej 0.38 për qind, duke shkuar në 3,112.80 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shëngait u rrit me 0.52 për qind në 3,484.39 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.