Ekonomia globale e përfundoi vitin e kaluar në një pozitë të brishtë, me aktivitetin e fabrikës në Kinë që u tkurr për muajin e 10-të radhazi deri në dhjetor, ndërsa prodhimi eurozonës ‘u rimëkëmb’ disi por aktiviteti në SHBA u ngadalësua.
Me nisjen e një dite plot luhatshmëri në tregjet e aksioneve aziatike, pasi banka qendrore e Kinës fiksoi juan në nivelin më të ulët në 4 vjet e gjysëm, të dhënat tregojnë se viti i ri nisi me një rritje të ngadaltë ekonomike dhe inflacion në nivel global.
Por sot aksionet evropiane u rritën, duke u rigjallëruar nga rënia e tyre më e madhe në një muaj, teksa minierat udhëhoqën fitimet.
Indeksi Stoxx Europe 600 Index avancoi 1.1 për qind në Londër, pasi fituan të 19 grupet e industrisë. Indeksi DAX i Gjermanisë u rrit 0.7 për qind duke u tërhequr nga rënia e tij më e madhe që nga trazira e verës shkaktuar nga zhvlerësimi i juan të Kinës. Deutsche Bank AG dhe RËE AG fituan të paktën 1.7 për qind.
Aksionet evropiane janë në rritje për herë të parë në katër seanca. Indeksi Stoxx 600 njoftoi rënien më të keqe në dhjetor që nga viti 2002 teksa rritja e ashtuquajtur Santa nuk arriti të materializohet si pasojë e zhgënjimit të stimujve shtesë të Bankës Qendrore Evropiane dhe trazirës në mallra. Ende, treguesi evropian u rrit 6.8 për qind vitin e kaluar, duke tejkaluar kapitalet globale dhe Indeksin e Standard & Poor’s 500.
Aksionet aziatike u tërhoqën në tregtinë e lëkundur të martën, udhëhequr nga aksionet kineze, teksa investitorët nuk u bindën nga lëvizjet e Pekinit për të rikthyer besimin e tregut pas një fillimi shkatërrues të Vitit të Ri.
Aksionet e Kinës u rritën pasi u tha se fondet e mbështetura nga shteti që kanë ndërhyrë pas rënies së të hënës ‘fshinë’ 590 miliardë dollarë të vlerës së tregut.
Aksionet e tregjeve në zhvillim u rritën nga niveli më i ulët gjashtë-vjeçar teksa rregullatori i Kinës u përpoq të sigurojë investitorët pas trazirës së të hënës dhe treguesit teknik sinjalizuan se humbjet e fundit ishin ekzagjeruar. Monedhat e vendeve në zhvillim u rritën nga një nivel i ulët rekord.